“Nuk mundem!”, Selena Gomez shpërthen në lot me politikat e Donald Trump
Me lot në sy, këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Selena Gomez , shpërthen për dëbimet masive të emigrantëve në SHBA.
Në një video shumë emocionuese që ajo postoi në Instagram, të cilën e ka fshirë më pas, 32-vjeçarja shpërthen në lot duke folur për dëbimin e meksikanëve dhe emigrantëve pa dokumente në përgjithësi – një politikë që ka ngjallur frikë dhe reagime të forta.
“I gjithë populli im është nën sulm, fëmijët. Nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq, do të doja të mund të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Do të bëj gjithçka, ju premtoj”, tha Gomez në videon e saj, në të cilën kishte vendosur edhe një flamur meksikan.
Vlen të theksohet se babai i Gomez të lindur në Teksas është me origjinë meksikane, ndërsa nëna e saj ka rrënjë italiane.