“Nuk mund të vazhdohet kështu”/ Çuçi kërkon që t’i hiqet fjala Bardhit: S’ka interpelancë për shpifje me Ramën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi tha në seancën e sotme se nuk mund të vazhdohet kështu, gjithashtu ai i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që t’i hiqte fjalën Bardhit.

Ai tha se nuk interpelancë me Ramën sa i takon shpifjeve.

Nuk mund të vazhdohet kështu. Të vijojmë me rendin e ditës. Kështu nuk jemi as në pazar, as te studio e Fevziut. Nuk mund ta anashkalojmë interpelancën. E thamë dhe është e qartë. Mos i lini më hapësirën për të folur. Kërkohet interpelancë vetëm për çështje që janë veprimtari të kryeministrit dhe jo interpelancë për shpifje.”, tha ai.