“Nuk më interesonte kujt i përkisnin”, Nuredin Dumani: Makinat e vjedhura i çmontonte …

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka pohuar në sallën e gjyqit nisjen e aktivitetit të tij kriminal.

Ai ka zbuluar se para se të grabiste flori në argjendarinë e Elbasanit, vidhte makina dhe nuk i interesonte se kujt i përkisnin.

PJESE NGA GJYQI:

Sharra: Kur keni bërë grabitjen e parë, bashkë ke pasur mbështetje kriminale, keni pasur njohur për vjedhje? A keni bërë grabitje të tjera para shkurtit të 2011?

Dumani: Gentian Sharra çmontonte makina të vjedhura duke i çmontuar në servis. Unë kam dërguar vetë makina të vjedhura, edhe me talon, më pas kemi bërë vjedhje makinash, kanë qenë shumë makina, nuk i mbaj mend llojin. Viti ka qenë 2011 ose 2012. Me Gentian Sharrën ngjarja e parë ka qenë vjedhje makinash. Nuk na interesonte emri i pronarit të makinës. Grabitja më e madhe ka qenë në Elbasan, kur kemi grabitur një argjendar, fund 2011 ose fillim 2012, por nuk jam i sigurt. Unë kam pasur vjedhje makinash, por më pas kam shkuar me Gentian Sharrën dhe Talo Çelën. Ngjarja ka ndodhur në një parking pallati.