“Nuk marr dot frymë”/ Fjalët e fundit të Gerti Bogdanit teksa po pinte kafen e mëngjesit, miqtë nxituan dhe hapën derën e tualetit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga të rinjtë më premtues të opozitës sot u nda nga jeta papritur, në moshën 45-vjeçare.
Bogdani ndodhej në ambientet e një hoteli duke konsumuar kafen e mëngjesit me miqtë.
Bogdani ishte ankuar se nuk merrte dot frymë lirisht në ato çaste.
Ai ka shkuar në tualet por nuk është kthyer më. Vonesa e tij ka bërë që miqtë që ndodheshin në tavolinë të nxitojnë dhe të hapin derën e tualetit me forcë.
Gerti Bogdani është gjetur pa ndjenja dhe menjëherë është njoftuar urgjenca për t’i dhënë ndihmën e parë.
Edhe pse është dërguar me urgjencë në QSUT, ish-deputeti i PD nuk ka mundur të mbijetojë.
Shkak për vdekjen dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.
Gerti Bogdani la pas dy vajza të mitura dhe bashkëshorten, aktivisten e njohur Edlira Çepani.