“Nuk kena asnjë haber”, familjarët nuk dijnë se ku mund të jetë fshehur i arratisuri Daut Laze

Familja e të arratisurit nga burgu i Shënkollit, Daut Laze, e cila jeton në zonën e Astirit në Tiranë nuk ka dijeni se ku ndodhet i arratisuri.

Sipas tyre, ata nuk kanë pasur asnjë kontakt me Dautin që në momentin që janë njoftuar për arratisjen, pasi Laze nuk ka ardhur më shtëpinë e tij.

Dauti njihet si person besimtar, teksa kontrolle janë ushtruar edhe në Tiranë, përfshirë edhe xhamitë, por deri tani nuk është konstatuar prezenca e tij.

Daut Laze u arratis nga burgu i Shënkollit, ku po vuante dënimin për dhunë në familje. Ai njihej si person me probleme mendore dhe merrte mjekim në spitalin e burgut, nga ku është edhe arratisur.

Policia e Shtetit ka akoorduar dhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh për dhënien e informacionet për vendndodhjes së tij.