“Nuk kemi prerë në besë askënd”, Rama për shembjet në Theth: Legalizuam rreth 300 prona! Janë goditur 40 subjekte

Kryeministri në lidhje me aksionin në Theth  ka folur edhe për kritikat nga banorët e zonës për  shembjen e objekteve pa leje.

Rama deklaroi se nuk është prerë në besë asnjë prej tyre pasi  ai proces është përmbyllur me reth 300 legalizime që ata disponojnë. Ndërsa theksoi se  premtimi ka qenë që  do të legalizohet prona e gjyshërve dhe jo, me ndërtuar pa leje.

Gjithashtu Rama shtoi se janë prishur  ndërtime të bëra në muajt e fundit

Bazuar në denoncimet e bëra dhe dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte, të cilat në një sërë rastesh kanë pasur më shumë sesa një grehinë, edhe nga dy dhe nga tre, dhe policia e shtetit, ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në prokurori, dhe s’ka marrë asnjë veprim,. Gjithsesili policia e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësie, ashtu sikundër bashkia e Shkodrës lidhur me IMT. Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift cuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i zpotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne skemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me fonduin shqiptar të zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë provces me reth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve. Premtimi nuk ka qenë dhe s’e kemi bërë kurrë në asnjë nivel në asnjë cep të Shqipërisë, na jepni votën judhe ndërtoni pa leje dhe të gjithë këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit. Jo ndërtime të kohës kur kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banorëve por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar.”, tha Rama.