“Nuk kam kohë të shkoj sot, por po ecim përpara”/ Meloni anulon vizitën në kampin e emigrantëve në Gjadër
Një nga temat kryesore të diskutuara në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë ishte edhe çështja e emigrantëve, ku Italia, si një nga vendet kryesore pritëse të emigrantëve në BE, po bashkëpunon ngushtë me Shqipërinë për ngritjen e qendrave të reja për emigrantët në Lezhë.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila një ditë më parë kishte deklaruar se do të vizitonte personalisht kampin e Gjadrit, nuk e realizoi këtë plan.
“Nuk kam kohë të shkoj sot. Por po ecim përpara, siç premtuam,” u shpreh Meloni për gazetarët gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, duke nënvizuar angazhimin e Italisë për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e flukseve të emigrantëve.