“Nuk kam dijeni për konflikte të djalit”, flet babai i Ramazan Mataj: Për herë të fundit folëm …

Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Fatmir Mata, ka folur për mediat pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, ku i biri u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij dhe se nuk e ka ditur që ai të ishte përfshirë në ndonjë situatë problematike.

“Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Për herë të fundit folëm në orën 22:00, nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur. Nuk e di arsyen e vrasjes së djalit” tha ai.