“Nuk ka shqiptarë”, ministri Igli Hasani për sulmin në Gjermani: Thellësisht të tronditur!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehet thellësisht i tronditur lidhur me ngjarjen e rëndë në Magdeburg të Gjermanisë.

“Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme. Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan ministri Hasani.

Ndër të tjera Ministria e Jashtme bën të ditur se deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar nga ky sulm.