“Nuk ka më mazhorancë“, Meta bën thirrjen për protestën e 11 shkurtit : Të gjithë kundër Kryeministrit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me  një postim në Facebook në lidhje me protestën kombëtare të 11 shkurtit.

Ai tha se populli do të zbresë ë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe janë kundër kryeministrit Rama, të cilin e quajti mafioz që vjedh, poshtëron dhe dëbon shqiptarët!

Postimi i plotë:

Nuk ka më mazhorancë.

Mazhoranca është më 11 shkurt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë kundër këtij Kryeministri mafioz që paratë e tyre i përdor për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë.

Të gjithë kundër Kryeministrit që vjedh, poshtëron dhe dëbon shqiptarët!