Nuk ka më dyshime, Ledri dhe Xhensila janë bashkë! FOTO-t nga pushimet që i nxorrën zbuluar!

Prej më shumë se një muaji, në showbizzin shqiptar ka qarkulluar zëri se Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë në një lidhje intime. Megjithatë, dy ditë më parë, Ledri reagoi publikisht duke mohuar çdo përfshirje sentimentale, duke thënë se mes tyre ekziston vetëm bashkëpunimi muzikor.

“Jo, nuk funksionon kështu… Duhet të ekzistojë kimi, dashuri. Nuk mund të lidhem me dikë vetëm për ‘zhurmë mediatike’ apo për t’u dukur. Pa ndjenja, nuk shkon… nuk jemi kukulla,” ishte deklarata e tij.

Por, pavarësisht mohimeve, fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale i hedhin poshtë fjalët e artistëve. Në një prej imazheve shihet qartë një moment shumë intim, ku Ledri ka përqafuar Xhensilën – dhe ajo identifikohet lehtësisht përmes tatuazhit në dorë. Në një tjetër foto, çifti shihet duke drekuar buzë detit, në një atmosferë të qetë dhe familjare.