“Nuk ka bazë ligjore”, sindikata kundërshton urdhrin e Rrumbullakut për formularin e vetëdeklarimit

Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku që detyronte të gjithë punonjësit e policisë brenda qershorit të plotësonin një formular ku të vetëdeklaronin pastërtinë e figurës së tyre, sipas sindikatës është i paligjshëm dhe bëhet vetëm për të krijuar idenë se policia nuk ka në radhë të saj të inkriminuar.

“Nuk ka bazë ligjore ky urdhër. Policia duhet të bazohet vetëm te ligji i policisë së shtetit pastaj VKM dhe në fund urdhrat e udhëzimet. Të gjithë punonjësit e policisë para se të bëhen pjesë e kësaj organizate plotësojnë një formular është paradoksale tu thuash policëve në marrëdhënie pune a jeni të pastër. Për mua ky formular është i pa nevojshëm”, tha Sadedin Fishta, kreu i sindikatës së policisë.

Sipas Fishtës efekti I këtij formulari do të jetë 0 dhe asnjë punonjës nuk do të vetëdeklarohet për lidhje me krimin apo paligjshmëri të tjera. Por nga ana tjetër këto formularë do të ndikojnë në gjendjen e punonjësve të policisë.

“Ky është një presion dhe bullizëm që reflektohet edhe në punën e punonjësit të policisë. Atij I rritet stresi dhe bëhet më agresiv në punë por edhe në kontakt me qytetarët”, theksoi ai.

Në dhjetor të vitit të kaluar me urdhër të ministrit të brendshëm gjithë strukturat e policisë së shtetit, gardës dhe AMP plotësuan një formular ku u vetëdeklaruan për përdorimin e rrjeteve Sky dhe Encrochat. Pavarësisht se asnjë nuk pranoi posedimin e këtyre rrjeteve operacioni “Revanshi” tregoi të kundërtën.

Check Also

Ekzekutoi shqiptarin në Greqi në 2010, arrestohet pas 14 vitesh Dritan Hoxha

Pas 14 vitesh në arrati është arrestuar Dritan Hoxha, i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *