Nuk jep detaje për 3 orët në SPAK, Kollçaku: Sekret hetimor, do ta merrni vesh

Deputeti i Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku ka qëndruar sot më shumë se 3 orë SPAK.

Kollçaku pas daljes nga Prokuroria nuk dha sqarime se pse ishte thirrur duke thënë se është sekret hetimor dhe do të merret vesh në kohën në duhur.

Ai u thirr në lidhje me kallëzimin e bërë nga Artur Meçollari, ish-komandant i forcës detare që ka pretenduar për abuzime në lidhje me pronat e ushtrisë.

Bëhet fjalë për pronat në zonën e Sarandës dhe Shëngjinit që janë dhënë me qera për gati 20 vite në mënyrë të paligjshme, sipas Meçollarit, i cili po ashtu ishte i pranishëm në SPAK.

 

https://replika.al/tjetersimi-i-pronave-te-ushtrise-deputeti-i-ps-se-thirret-ne-spak/