“Nuk jam unë peshku i madh”, ish Ministri Koka me tone të ashpra në gjyq: Fiks kallëzimi i bërë nga Monika

Në seancën gjyqësore në shkallën e dytë për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Ky i fundit ka qënë i ashpër në sallen e gjyqit, teksa ka pranuar se nuk është ai “peshku i madh”.

Jam i pafajshëm. Ju po kerkoni te me denoni mua si peshkun e madh, por nuk jam une peshku i madh. E di i gjithe Durresi qe une jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevoje te me paguaj biletet e udhetimit Mirel Mertiri. Nuk me denoni dot per korrupsion” ka rrefyer Koka.

Avokatet e tij thane qe biletat e rezervuara jane 3 vjet me vone sesa lidhja e kontates. Prokuroret pse nuk marrin si reference kontratet e tjera per landfille si ai i Vlores dhe Lezhes qe jane me te shtrenjta.

E keni gabim degjova prokurorin sot, ky eshte fiks kallezimi i bere nga Monika Kryemadhi. Megjithese ka kaluar nje vit konkluzionet e prokuroreve jane te njejta. Une e kuptoj qe institucioni do te marre kredibilitet dhe kjo gjykate do te jete ne presion, por besoj se do te jepni drejtesi dhe do te ngriheni ne nivelin e duhur. Pse e ndate dosjen apo qe te me denoni sa me shume mua” ka thënë ndër të tjera Koka në sallën e gjyqit..