“Nuk jam pishman për atë që bëra”, zbardhet dëshmia e vrasësit të efektivit të “Shqiponjave” në Fier: Më shau, nxorëm armët dhe…
Është zbardhur dëshmia e Azgan Mërnicës një pas dorëzimit të tij në polici.
Mësohet se ai ka thënë në polici se kanë pasur konflikt momental, janë përplasur me njëri tjetrin fizikisht.
“Patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy e qëllova i pari, nuk jam bërë pishman për atë që bëra”. mësohet të ketë thënë autori.
Pas dy ditësh në arrati, 23-vjeçari, autori i vrasjes së Novruz Cenalia u dorëzua në polici një natë më parë, pas negociatave me familjarët.
Burime nga policia bëjnë me dije se ai fshihej në afërsi të fshatit Dërmenas.