“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, do reflektoj”, Haradinaj përjashton koalicion me Kurtin: Do ndihmoj vetëm opozitën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur pakënaqësinë me rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se do të reflektojë për këtë rezultat. Në një konferencë për shtyp, ai tha se edhe pse kanë mbetur për t’u numëruar votat e diasporës dhe ato me kusht, nuk është i kënaqur me performancën e partisë së tij.

Haradinaj theksoi se ky rezultat nuk është i mjaftueshëm për ta ndihmuar Kosovën, duke shtuar se opozita ka fituar më shumë vota në krahasim me partinë në pushtet. Ai gjithashtu nënvizoi se AAK do të vazhdojë të mbështesë një qeveri opozitare dhe se në asnjë mënyrë nuk do të formojë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

“Ne e shohim që në këtë politikë që e kam udhëheq si ndaj mashtruesit që e udhëheq Kosovën, pra qeverisë mashtruese, mendoj që është në nderin tim që të ndihmoj një qeveri të opozitës e asesi koalicion me VV-në,” tha Haradinaj, duke përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Albin Kurtin pas zgjedhjeve.