Nuk iu plotësuan kushtet, pedagogët paralajmërojnë protestën e radhës kundër qeverisë

Pedagogët e universiteteve publike në Shqipëri kanë paralajmëruar sërish protestë pasi sipas tyre nuk janë plotësuar kushtet që ata kërkonin.

Pas protstës së 30 gushtit ku pedagogët kanë dorëzuar pranë Minisrtisë së Arsimit një peticion me 9 kërkesa të cilat nuk janë plotësuar gjë e cilës i ka detyruar petagogët të dalin sërish në protestë.

Pedagogia Nora Malaj ka treguar gjendjen në cilën ndodhet sistemi universitar në Shqipëri dhe jo vetëm

” Situata e trishtë filloi për vitin akademik po ashtu problematika ka patur edhe  në sistemin parauniversitar siprocesi i mësimdhenies, ngrohja, situata të  vështira ku një sërë problemesh janë të mbartura, por problemi kryesor është ajo çka kemi diskutuar edhe herë të tjera, “a është prioritet  sistemi i arsimit në shqipëri dhe  a e ka qeveria prioritet apo jo?”

“Nëse i referohemi GTP së arsimit do kuptojmë që nuk e kemi prioritare, pra më e ulët në rajon, pamundësi për të realizuar standardin, jemi shumë larg asaj ccfarë dihet të realizojmë apo asaj ccfarë quajmë sfidë e përbashkët.

Kuptoj shumë mirë ccdo lloj deklarate që bën ministrija e arsimit në kuadër për të veshur me fasada të gjithë situatën, realiteti është i tillë që na shfaqet me problematiak të mëdhaja, duke filluar që nga motivimi i stafit akademik apo pedagogëvë apo mësuesëve, apo stafet ndihmëse , punonjësit social, politikat për të nxitur të rinjtë, ku fatkeqësia më e madhe është me ikjen e trurit të vendit, i cili është një realitet i dhimbshëm , me uljen e tmerrshme të lindjeve na tregon se i gjithë ky kolaps përkthehet në kolaps në sistemin universitar dhe parauniversitar“, tha Malaj,