“Nuk i takojnë më Berishës, por qytetarëve“, Meta njeh vetëm kandidatët e Primareve për 14 majin

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një konference për mediat ka komentuar situatën parazgjedhore të 14 majit.

Ai u ndal tek kandidatët e Primavareve duke i quajtur super kandidatë dhe tha se me këto figura do të vazhdojmë përpara në zgjedhjet lokale.

Meta tha se me ish-kryeministrin Sali Berisha kanë arritur një marrëveshje historike, duke shtuar se kandidatët nuk janë të Berishës, por të qytetarëve.

Kandidatët janë të primareve, një proces që ka ndodhur në Shqipëri për herë të parë dhe u aplikua me shumë guxim dhe kurajë në një shtet që për të mbijetuar ka vetëm korrupsionin, procesi i primareve ku morën pjesë me dhjetëra mijëra demokratë, tashmë kanë nxjerrë super kandidatë që nuk i takojnë më Berishës, por qytetarëve.

Nuk ka më hile dhe poshtërsi që i ndalon super kandidatët të regjistrohen më 14 maj. Këtë proces e udhëheqin qytetarët. Kudo ku shkoj vetëm entuziazmohen nga përzgjedhja që kanë dalë nga primaret. Veç garës për kryetar të bashkive është edhe gara për këshilltarë bashkiakë,” tha Meta.

Check Also

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, lihet në burg Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *