Alibeaj njoftoi mbledhjen e kryesisë, deputetët e bojkotojnë: Nuk ka kompetenca, nuk është më kryetar i komanduar
Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot deputetët e PD-së për mbledhjen e kryesisë. por deputetët kanë dalë kundër kërkesës së tij.
Deputetë të caktuar, që janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së deklarojnë se Alibeaj duke dhënë dorëheqjen se ka më kompetencën të thërrasë forumet e partisë, pasi nuk është më kryetar i komanduar.
Ndërsa disa deputetë të tjerë thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim për mbledhjen e sotme në mesditë.
Burime zyrtare konfirmuan se mbledhja e thirrur nga Alibeaj nuk do të zhvillohet. Kjo për shkak se Alibeaj s’ka kompetencë ta thërrasë se sepse asnjë anëtar i Kryesisë nuk është lajmëruar dhe mbledhja është anuluar.