“Nuk e kanë përmbushur detyrimin e tyre“, Celibashi paralajmëron kandidatët e 14 majit: Do aplikojmë gjobat

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dalë sot më një deklartaë për shtyp në lidhje me përgatitjen e procesit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 maj 2023.

Ai shprehu rezerva për disa bashki dhe tha sot se 1/3 e bashkive nuk e kanë përmbushur detyrimin e tyre për të njoftuar me shkrim zgjedhësit për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Deri tani 21 parti janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, teksa paralajmëroi kryebashkiakët në detyrë që përurimet e investimeve t’i bëjnë pa funksionarët politikë të pranishëm, në të kundërt do të gjobiten.

21 bashki nuk kanë sjellë asnjë informacion në KQZ në lidhje me procesin e njoftimit me shkrim të çdo zgjedhësi. Në lidhje me kërkesat e partive për tu regjistruar, deri tani kanë paraqitur kërkesën për këto zgjedhje 21 parti politike dhe një komitet nismëtar për një kandidat të mbështetur nga zgjedhësit.

Qoftë kryetarët e bashkive apo funksionarët e tjerë publikë janë të lirë të ushtrojnë kompetencat e tyre, por është e dënueshme nëse këto aktivitete i kryejnë në shoqërinë e drejtuesve politikë, deputetëve apo funksionarëve të tjerë politikë. Nëse shkojnë për punë, nuk ka asnjë arsye, nuk mund të shkojnë me deputetë apo funksionarë publikë,-tha Celibashi.