Nuk e dija se kisha k*rvarin në shtëpi/ Shqiptarja akuzon burrin se e tradhtoi me dy familjare, para se të vetëvritej
Në rrëfimin e shqiptares që vrau veten në Greqi, detaje të tjera tronditëse dalin në pah.
Ajo përmend dy gra, me të cilat e ka tradhtuar bashkëshorti, të cilat dyshohet se janë dy të afërme të saj Lona dhe Mira, në letrën publike drejtuar djalit të saj, përmend edhe vëllanë, të cilit i kërkon falje.
“Klodi vëlla, ma bëj hallall, e vërtetë për sherrin që kemi bërë bashkë, më fal, më fal. Maskarain e kam patur në shtëpi, e vërtetë që ka shkruajtur me gruan tënde, maskarai, k*rvari k*rvar do vdesi. Nuk e dija se kisha k*rvarin në shtëpi. Ma bëni hallall vëllezër, motra, ky është Ilir Pali, pikën e hajrit mos e bëftë, ardhtë sa më shpejt te unë Kadri, Pali mori 3 gra po nuk ishin të zonjat t’ia merrnin hakun, kështu e duan këta lloj njerëzish. Kadri Pali çdo 2 shkurt paç arkivol në shtëpi, haram e paçi hysmetin tim ”, shkruan Fatbardha.