Ish-banorja e Big Brother Vip Albania 2, Olta Gixhari ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë mbi hyrjen e motrës së saj në këtë edicion të spektaklit.
Përmes një instastory, aktorja ka pranuar se e mbështet Gertën, por për shkak se është e punësuar si opinioniste në Big Brother Vip Kosova nuk ka dhënë ende komentin e saj.
“Të dashur miq! Unë punoj në një big brother tjetër dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë Gertën e mbështes çdo ditë dhe do të jetë kështu deri në fund të jetës tonë. Motrën time e dua më shumë se ju dhe nuk duroj dot të ma ‘preki’ njeri. Ju kërkoj mirëkuptim dhe durim. Me shumë dashuri nga unë” shkruan Olta Gixhari në rrjetin e saj social “Instagram”.
Prej shumë kohësh përflitet krisja e raporteve të dy motrave, që pas përfundimit të “Big Brother” të Oltës, duket se ka vijuar, deri në ditën që Greta është futur në lojë. Shkaku i sherrit mes dy motrave nuk dihet, por ajo që dihet me siguri, është fakti se asnjëra prej të dyjave nuk ka preferuar që të flasë rreth arsyeve që i kanë çuar në këtë vendim. Pak kohë më parë, më parë dy motrat kanë dhënë një intervistë në “Wake Up” së bashku ku kanë zbuluar se nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.