Nuk ‘dorëzohet’ Noka, tenton të marrë fjalën me zor, shtyn fizikisht punonjësin e gardës


Edhe pse u përjashtua nga senaca plenare, deputeti Flamur Noka nuk është ‘dorëzuar’.

Ai ka tentuar të marrë vazhdimisht fjalën në Kuvend, ndërsa kryparlamentarja i përsëriti vazhdimisht se ai është i përjashtuar dhe duhet të largohej nga Kuvendi.

Madje, Noka ka shtyrë fizikisht edhe punonjësin e Gardës disa herë.
Teksa ministri Peleshi mbante fjalën, Noka i është drejtuar “O narko” .