“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim”, plagosi disa herë me thikë bashkëshorten në Tiranë, ja çfarë vendosi gjykata për 52-vjeçarin
Gjykata e Tiranës la në arrest me burg Jakup Shahun, 52 vjec i arrestuar pak ditë më parë për masakrimin me thikë të bashkëshortes, Edlira Shahu 46 vjeçe.
Prokurori deklaroi gjatë seancës me dyer të mbyllura se gruaja vijon të jetë gjendje të rëndë në spital, për shkak të tre plagëve, njëra prej tyre në qafë.
Nga ana tjetër autori Jakup Shahu tregoi versionin e tij , duke kujtuar se qëlloi me thikë në gjaknxehtësi e sipër.
“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, tha i dyshuari i cili shpërtheu në lot në sallën e gjykatës.
Ndërkaq raportohet se me kërkesë të akuzës gjykata e la nën arrest me burg për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë të Edlira Shahut.