“Nuk do të ketë asnjë tolerancë për…” Rama: Sot do të konfiskohet një pallat në Vlorë që është në shkelje

Teksa ka nisur takimi i kryeministrit Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, ndër të tjera Rama tha se sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje. Gjithashtu ai bëri me dije se të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë asnjë ndalim në këtë proces.

“Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, kemi marrë përsipër të mbyllim legalizimet brenda 2028, por ta harrojë kushdoqoftë që do legalizojë në shkelje të ligjit. Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë asnjë ndalim më në këtë proces. Të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve”, tha Rama.