Nuk deklaroi dëbimin në formularin e dekriminalizimit/ Prokuroria nis hetimet për Shkrelin e PS-së në Vaun e Dejes

Kristian Shkreli është shpallur fitues në Vaun e Dejes në zgjedhjet lokale të tre ditëve më parë, ndërsa ka fituar 55.78 % të votave.

Më 25 prill, 15 deputete të PD, kanë kërkuar verifikimin me urgjence të kandidatit të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, pasi rezulton se në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

Në vitin 2023 ai ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.

Nga shkresa që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, nga Prokuroria e Përgjithshme, mësohet se Drejtoria e Dekriminalizimit, ka nisur verifikimin e këtij shtetasi.