Nominim kokë më kokë me Xumin, ish-banorët analizojnë lëvizjen e Eglit dhe rolin e Gjestit
Analistët e Big Brother Albania Vip 4, Meridian Ramcaj dhe Arbër Zeka kanë vlerësuar zgjedhjen e Eglit për të nominuar vetën dhe Xumin.
Sipas tyre, kjo e ka shndërruar në një lojtare të fortë, teksa një rol kryesor e ka luajtur edhe Gjesti.
Meridiani – A e di se çfarë fuqie i jep Eglit ky nominim. E ka forcuar në lojë. Të gjithë banorët do e kenë frikë. Ka argument dhe të përballet me të gjithë banorët.
Arbër Zeka – Përpos një superlojtare, ka hapur edhe shpatat. Gjesti e ka kuptuar dhe e la që të përballet me të gjithë banorët. I ka dhënë një ritëm të fuqishëm.