Noka kap me grushte policët/ Përshkallëzohet situata! Qytetari bie përtokë, Bardh Spahia i jep ndihmën e parë

Vazhdojnë tensionet në protestën e thirrur nga opozita në kuadër të Mosbindjes Civile.

Që në nisje të tubimit të opozitës në Tiranë sot në orën 17:00 ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Një qytetar nuk është ndjerë mirë gjatë protestës dhe ka rënë përtokë. Qytetari i dha ndihmën e parë ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.

Tensionet kanë vijuar më pas me përplasjen e protestuesve me policinë, teksa në një moment ka qenë deputeti Flamur Noka ai i cili ka shtyrë me forcë një efektiv dhe e goditi me grusht.

Policia ka kërkuar të mos bllokohen akset rrugore në Tiranë, teksa organizatorët e protestës kanë pretenduar se kanë njoftuar si dhe kanë marrë leje.

Protestues të opozitës kanë bllokuar disa zona në Tiranë si “Zogu i Zi”, “Pallati me Shigjeta”, sheshi “Ëillson” dhe zona pranë Parlamentit.