Noizy ndalohet në aeroport në Zvicër, anulohet koncerti në Zyrih
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është ndaluar nga autoritetet zvicerane sapo ka mbërritur në aeroport, përpara koncertit të planifikuar më 5 korrik në një klub nate në Zyrih. Ngjarja ka çuar në anulimin e performancës së tij, e cila ishte pjesë e turit promovues të albumit më të fundit.
Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të ndalimit, por dyshohet se mund të lidhen me dokumentacionin ose lejet e punës, çështje që shpesh ndikojnë artistët në udhëtime për koncerte jashtë vendit.
Vlen të theksohet se të gjitha materialet promovuese për eventin janë hequr nga rrjetet sociale të klubit në fjalë, ndërsa Noizy nuk ka reaguar deri më tani për situatën.