Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka reaguar në lidhje me vendimin e Serbisë për të njohur targat e Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Tëitter, Stano thekson se Bashkimi Europian mirëpret vendimin e ndërmarrë nga Beogradi si një hap të rëndëishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Bashkimi Europian mirëpret vendimin për të njohur zyrtarisht targat RKS të lëshuara nga Kosova, një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, si dhe angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes.
Kjo tregon se është e mundur arritja e përparimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
Është gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit.
Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të targave. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, shkroi Stano në rrjetin social “X”.