Njihuni me 8-vjeçarin hero, shpëtoi shokun e tij të klasës nga mbytja

Një nxënës i shkollës fillore në SHBA është cilësuar si hero pasi shpëtoi shokun e klasës nga mbytja në rrush.

Thomas Conley, tetë vjeç, ishte ulur pranë Isaiah Rodriguez në kafenenë e shkollës fillore Porter kur vuri re urgjencën mjekësore. (VIDEO)

Pamjet video nga salla në Mesa, Arizona, tregojnë Thomasin duke kryer manovrën Heimlich për shpëtimin e jetës ndaj mikut të tij, përpara se ndonjë i rritur të kishte kuptuar që Isaia ishte në rrezik.