Njerku torturon për vdekje djalin 22 muajsh sepse qante, dëmtime në kokë dhe organin gjenital

Një djalë 22 muajsh në Britani përjetoi tmerr absolut nga partneri i nënës së tij, i cili e torturoi për shtatë muaj radhazi.

Autori, tashmë dënuar me burg tē përjetshëm në pamundësi për të duruar të qarat e fëmijës, ka arritur deri aty sa e ka shkundur aq fort sa i është shkëputur truri nga kafka, duke i shkaktuar të voglit vdekjen.

Krimi i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Darlingtonit me 38-vjeçarin që është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e fëmijës së vogël të partneres së tij.

Si filloi drama e fëmijës

Gjithçka filloi kur nëna e fëmijës Paula Roberts e la djalin e saj Charlie nën kujdesin e partnerit të saj Christopher Stockton në shtëpi për të shkuar te mjeku i syve.

Siç u raportua në gjyq, pas ekzaminimit të mjekut, Charlie i vogël u trondit me aq forcë sa truri i tij u shkëput nga kafka.
Autori, i cili ishte duke luajtur videolojëra u shqetësua nga e qara e fëmijës, duke ndërmarrë aktin. AI u përpoq të mbulonte fajin duke i thënë nënës dhe autoriteteve se ishte mbytur nga një biskotë.

Në dëshminë e tij ai pohoi se menjëherë pas goditjes së dhunshme që pësoi, vogëlushi e ka kthyer kokën pas dhe në të njëjtën kohë ka filluar të tentojë të marrë frymë, por pa ia dalë.

Ai e torturoi tmerrësisht për shtatë muaj

Gjatë seancës gjyqësore u zbulua se fëmija kishte pësuar lloje të ndryshme torturash nga njerku i tij për një periudhë prej shtatë muajsh. Në çerdhen e vogëlushit më pak se dy-vjeçar, raportohej se fëmija ishte i mbuluar me mavijosje dhe se dukej i kequshqyer, me zhvillim minimal të muskujve duke marrë parasysh moshën e tij.

Nëna e djalit u dënua për neglizhencë dhe pranoi se partneri i saj ishte i dhunshëm ndaj fëmijës dhe një herë raportoi se ai ia shtrëngoi fort qafën, pothuajse duke e mbytur, për ta bërë të ndalonte së qari. Në gjykim u zbulua se fëmija kishte lëndime në organet gjenitale, si dhe në vesh.