Ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri ka folur për mediat pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm (20 Nëntor).
Ai u shpreh se ka dhënë deklarime si një person në dijeni, por jo për çështje që lidhet me të.
Ish-deputeti deklaroi se bëhet fjalë për një hetim pasuror ndaj një zyrtari të drejtësisë së re. Dashamir Tahiri deklaroi se ky person ka blerë tek kompania e tij dhe bëhet fjalë para vitit 2005.
“Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që lidhet me mua, por për një hetim pasuror për dikë që është pjesë e drejtësisë së re.
Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie. Marrëdhënie ka pasur një firmë që kam pasur unë, ka blerë aty. Bëhet fjalë përpara 2005″, tha ai.
I pyetur nëse zyrtari i drejtësisë së re është prokuror apo gjyqtar, Dashamir Tahiri nuk pranoi të japë shpjegime.
“Nuk mund ta them këtë gjë”, u shpreh Dashamir Tahiri.