Një vit REPLIKË… Nga lidhja Martinaj-Bajraj tek droga, abuzimet me tenderat, inceneratorët e show-t me armë të kriminelëve…
Nuk është e lehtë të marrësh iniciativën për të ngritur nga zero, një gazetë online. Që nga emri, që nga stafi, që nga mënyra se ti duhet të jesh i veçantë për publikun, e të gjitha me radhë…
Në një vit, më shumë u sfiduam, u mësuam, sesa garuam. Ky ishte një vit prove. Se sa do të mundnim ne t’i rezistonim dhe të ishim të veçantë në treg. Por mbi të gjitha, të ishim të vërtetë.
Përtej luftës së madhe me kohën, synimi ynë nuk ka qenë kurrë të jemi të parët. Padyshim koherentë po, por jo thjesht lajm i fundit. Lufta më e madhe për ne ka qenë, është dhe do të jetë, saktësia, vërtetësia, paanshëmria dhe serioziteti i lajmit. Një luftë që në një vend si Shqipëria, shpesh ka kosto të mëdha.
Dhjetëra shkrime denoncimi. Qindra ndërhyrje e mijëra reagime. E deri edhe në sulme. Kjo është ajo me çfarë është përballur Replika, në vitin e parë të rrugëtimit të saj. Por përtej kësaj sfide, treguam se jemi të pathyeshëm, dhe të vendisur për t’i shërbyer misionit të vërtetë të gazetarisë, të së vërtetës.
Ishim të parët, që për herë të parë, folëm me detaje, me emra dhe me mbiemra, për një lidhje grupesh kriminale në veri të Shqipërisë. Pikërisht lidhja Ervis Martinaj- Bajraj.
Një shkrim që u pasua me përbuzje për pavërtetësi. Që u shoqërua me telefonata për ta hequr. Por Replikë, vendosi t’i qëndronte besnike informacionit të marrë në të dhëna në rrugë operative, por të besueshme. Deri sa në korrik të vitit 2023, nga zbërthimet e aplikacioneve Sky ECC dhe EncroChat u zbulua hapur lidhja e Ervis martinajt me fisin Bajri. Duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet e ngritura për shkrimin e bërë me shumë guxim nga portali ynë.
Replikë, që me nisjen e rrugëtimit të saj, kishte dhe ka në fokus të veçantë luftën kundër drogës. Konsumimit të saj nga grupmpmoshat e reja dhe adoleshente. Javë pas jave, ne ishim të parët që denoncuam futjen e llojeve të reja të drograve sintetike dhe jo vetëm, si një alternativë që mund të zgjidhej e të blihej nga çdo grupmoshë. Kritikuam pa frikë instancat, duke ju treguar me fakte dhe prova se si shkollat janë kthyer në një aren bullizmi, seksi dhe droge.
Dhe të gjitha këto, do të pasoheshin me operacionin mbarëkombëtar “Tempulli”, që nxorri në pah një nga një të gjitha ato që më herët kishim shkruar e folur vazhdimisht.
Replikë foli për herë të parë për Oksidin e Azotit, një drogë e pacilësuar që u përhap si era në të gjithë vendin, dhe ata që e konsumonin ishin adoloshentët. Sot, jemi na fazën kur po miratohet ndalimi i kësaj lënde me ligj. Ajo mund të përdoret vetëm në klinikat dentare dhe aty ku ka për qëllim përdorimin në rrugë legale.
(Video) Reklamonte dhe shiste bombula me azot/ Arrestohet personazhi i Tik Tok
Nëntë muaj “luftë” për të ndaluar drogën, këtë shkatërruese të së ardhmes…
Droga xhelatinoze që vinte nga Kanadaja/ Çfarë sekuestroi Antidroga e Tiranës
Megaoperacioni Antidrogë/ Tirana “shuan” rrjetet e shpërndarësve, nuk mbeten pas as rrethet
Pasi lexuam me vëmendje dosjen e aferës më të madhe korruptive në vend, Replikë shkroi për herë të parë për kontrollet që SPAK dhe agjentët e BKH bënë në vilën e Arben Ahmetaj në Green Coast, konkretisht në zyrat e Mane TCI, me pronar Samir Manen.
Replikës ju desh të përballej me një tjetër valë sulmesh se lajmi është i pavërtetë dhe se shkrime të tilla prishnin imazhin e kompanisë. Por në fakt, të gjitha ato pjesë, ishin të dala nga dosja hetimore dhe të shkruara e zeza mbi të bardhë edhe nga vetë agjentët e BKH. Edhe pse kurrë e pranuar publikisht, burime koefidenciale i thanë Replikë se vetë pronari i kësaj kompanie është thërritur në SPAK për tu marrë në pyetje.
Po ashtu Replikë foli për herë të parë për emailet e Taulant Tushës me Klodian Zoton e inceneratorëve. Sot, Taulant Tusha është me urdhër arresti për këtë aferë korruptive.
“Hidhi një sy dhe më thuaj”, Bledar Karoli informonte Klodian Zoton, ‘i fshihet kujtesa’ para SPAK
Ashtu sikurse vendi ynë edhe këtë vit u kanabizua. Ndërsa Replikë tha në një nga shkrimet e saj se goditja e Lazaratit ishte thjesht fillimi i përhapjes së kultivimit të drogës, masivisht, në të gjithë vendin. Ashtu sikurse denoncoi edhe përfshirjen e zyrtarëve të policisë së shtetit, në mbështetje të këtyre grupeve, duke i favorizuar ata me veprimet dhe mosveprimet e tyre.
Lazarati nuk ishte fundi i kultivimit, ishte thjesht fillimi i zgjerimit të territorit…
Replikë, përpos lajmeve të aktualitetit, ka denoncuar edhe marrjen e tenderave në mënyrë të dyshimtë në Bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm…
Në fund Replikë solli në syrin e publikut edhe atë se çfarë ndodhi në Shkodër, një realitet ky që për fat të keq ndodh edhe në qytete të tjera të vendit. Anëtarë të një grupi kriminal, lëvizin në mes të qytetit, me armë.
(VIDEO) E paprecedentë/ “Të fortët” e Shkodrës show me armë, ditën për diell
Replikë është aty, në çdo kohë në çdo moment gjithmonë me një synim: Informimin në kohë reale. Mbulon lajme në të gjitha kategoritë: Politikë, ekonomi, kronikë, kulturë, sport, teknologji etjj. Vjen me versionin më real më të paanshëm, më etik dhe mbi të gjitha më profesional.
Synimi është i qartë: Publikimi i çdo lajmi që shkel të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Të çdo afere korruptive që cënon të ardhurat e shtetit dhe që mblidhen nga taksat tona.
Ne vijmë për ju, bashkë, po bëhemi të domosdoshëm….