Një vit nga ekzekutimi i djalit të të fortit të Vlorës, ende asnjë autor

Nje vit nga atentati me snajper i Gezim Sinomatit, djalit te Sokol Sinomatit i njohur ndryshe me nofken Buzderri , policia ende nuk e ka zbardhur ngjarjen.

7 janar 2024 rreth ores 22:00 ne sallen operative eshte dhene njoftimi per te shtena me arme . Policia dhe Fnsh te cilet menjhere shkuan ne vendin e ngjarjes konstatuan se nuk behej fjale per kallashnikov por nje ekzekutim mafjoz te realizuar me kujdesin me te madh nga atentatorët.

Nga sedilja e pasme e nje automjeti , mbeshteur ne nje bllok betoni eshte qelluar nje here ne katin e trete te pallatit ku jetonte Gezim Sinomati.

Gezimi sapo kishte dale ne ballkon per te pire cigare kur nje plumb i mori jeten . Policia dyshonte ne ate kohe edhe per ngaterrim shenjestre, me xhaxhane e vete Benardin por ende hetimet vijojne edhe sot e kesaj dite.

Ish drejtori i Policise se Vlores Ermal Muça gjate kohes qe drejtone Policine ne Vlore ne prezenc edhe te ish – ministrit te brendshem tha se ngjarja do te zbardhej shume shpejt , por kur sot po behen nje vit , ngjarja mbetet pa autor .

Ngjarja e cila tronditi qytetin e Vlores vitin e kaluar ndodhi ne afersi te Poliklinikes se qytetit. Policia beri me dije gjate asaj kohe se nje automjet tip BMV qendroi afro 30 minuta perballe shtepise se Gezim Sinomatit dhe ne nje moment kur energjia u shkeput rreth 10 minuta ndaj gezimit u qellua me nje plumb duke e lene te vdekur ne vend.