Një tjetër mandat në krye të Elbasanit/ Llatja: Nuk e kishim vënë asnjëherë në dyshim fitoren

Kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja i cili mori një mandat të dytë për drejtimin e Bashkisë së Elbasanit, deklaroi se asnjëherë nuk e kishte vënë në diskutim fitoren.

Llatja u shpreh se Partia Socialiste ishte e sigurt për fitoren e zgjedhjeve në këtë bashki.

“Nuk e kishim vënë asnjëherë në dyshim fitoren, absolutisht jo. Ishim shumë të sigurt për fitoren, ishim shumë të bindur për rezultatin. Ishte pak e paqartë pjesa e votimi ose trendi se si po shkonte votimi, por gjithçka ishte e qartë tek pjesa e fitores sonë. Si gjithmonë, dita e votimit ka pasur probleme. Në zgjedhjet e mëparshme kanë qenë problemet e tamponave të vulave.

Gjatë gjithë kohës ka pasur problematika logjistika për pjesën e zgjedhjeve. Normalisht, duhej një suport më i mirë, por në fund të ditës nuk u cënua rezultati, ishte gjithçkaka e pranueshme dhe zgjedhësit e kuptuan këtë problematikë. Gjatë ditë pati problematika, pati presion nga rivali im por edhe nga Flamur Noka. Nuk pranohet të kërcënosh operatorët”, theksoi ai.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *