Një ‘skipëtare’ nga Italia” – Rama me batuta ndaj Federica Mogherinit: Po pret pasaportën evropiane të Shqipërisë
Gjatë konferencës me Presidentin e Këshillit të Evropës, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat ndaj Federica Mogherinit, duke e quajtur “skipëtare nga Italia” dhe duke shprehur me humor se ajo po pret të marrë pasaportën evropiane të Shqipërisë.
Rama u shpreh se nuk e kupton pse Mogherini ende nuk ka aplikuar për këtë pasaportë, duke krijuar një moment miqësor gjatë takimit.
“E fundit është që më vjen mirë që këtu kemi edhe një mike të shtrenjtë, Federica Mogherinin, më saktë një ish mike, sepse tani është ‘skipëtarte’ nga Italia.
Që nuk e kuptoj pse nuk e ka bërë aplikimin për pasaportë evropiane, vetëm pret një justifikim të parë pasaportën evropiane të Shqipërisë”, tha Rama.