Një shqiptare në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie!

Pranvera Kastrati është emëruar në një post tepër të rëndësishëm në Marrëveshjen për tregti të lirë në Europën Qendrore.

Shqiptarja do mbaj postin e Drejtorëshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s.

Lajmi u konfirmua edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi këtë lëvizje në këtë institucion si moment krenarie.

“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore). Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së” shkruan Rama.