Një shkëmb masiv bllokoi Rrugën e Arbrit, hapja e gurores rrezikoi shembjen e urës, makineritë ende në terren

Një plasje e një guroreje pranë fshatit Pojan, nga firma Gjoka, ajo që ka shkaktuar probleme të rënda në Rrugën e Arbrit, ku ka rrezikuar edhe shembjen e urës.

Makineritë janë ende në terren duke u përpjekur të copëzojnë gurët e mëdhenj që zbresin herë pas here nga shpati i malit.

Raportohet se kanë qenë disa të sëmurë të nisur për në Tiranë për trajtim të mëtejshëm, të cilët kanë mbetur në zonë për rreth tre orë, duke qenë se rruga ishte e bllokuar.

Firma Gjoka bën shpërthime në zonë për të siguruar materiale për Unazën e Madhe të Tiranës.

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *