Një plumb i mori jetën Eduart Reçit, autorët përfituan nga errësira (E SHKUARA E VIKTIMËS)

Detaje të reja rreth ngjarjes ku mbeti i vrarë Eduart Reçi.

Grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit 52-vjeçar ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie. Kamerat e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës.

Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.

Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e të të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH.