“Një pjesë të pagës në bankë, një pjesë nën dorë“, Rama kritika sipërmarrjes, flet sërish për rritje rrogash

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se rritja e pagave do të vijojë pasi hendeku mes njerëzve rrezikon të bëhet i pakapërcyeshëm, nëse nuk veprojmë sot.

Ai tha se sipërmarrja nuk mund të vazhdojë që t’i japë të punësurve tëv et, një pjesë të pagë përmes bankës dhe një pjesë të pagës nën dorë. Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë që t’i nënpaguajë të punësuarit në raport me atë që është produktiviteti i vet.

Unë besoj se është momenti më kritik në historinë e këtyre transformimeve, pas daljes në rrugën e lirisë dhe të ekonomisë së tregut, që të gjitha palët të bëhen bashkë. Kam parasysh si palë këtu, edhe në radhë të parë të gjithë sipërmarrjen.

Kemi vendosur që në vitin 2025 paga minimale të jetë 45 mijë lekë. Në javët dhe muajt në vijim do të kemi në rritje të përgjithshme për të garantuar që për pagat deri në 500 mijë lekë (të vjetra) të mos ketë asnjë taksë. Kjo do të thotë që paga që do të shkojë në arkën e familjes do të jetë më e lartë sesa ajo që shkon sot me taksën

Jemi në një fazë ku me patjetër duhet të synojmë me këmbëngulje dhe me kurajo, rritjen e vazhdueshme të pagave. Jemi në një fazë ku duhet a konsiderojmë këtë dhe vitet që vijnë si kohën maksimale që kemi për të kapërcyer hendekun që rrezikon të bëhet i pakapërcyeshëm, nëse nuk veprojmë sot.

Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë që t’i japë të punësurve tëv et, një pjesë të pagë përmes bankës dhe një pjesë të pagës nën dorë. Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë që t’i nënpaguajë të punësuarit në raport me atë që është produktiviteti i vet”, theksoi kreu i qeverisë.