Një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë turke Erkan Petekkaya vlerëson bukuritë e Shqipërisë dhe mikpritjen e rrallë

Nuk është më një surprizë që emra të njohur të shoubizit ndërkombëtar zgjedhin vendin tonë për të pushuar.I fundit që ka ndarë përshtypjet e tij nga vizita në Shqipëri është aktori I njohur turk  Erkan Petekkaya. Në këtë postim të shpërndarë në rrjetet sociale aktori turk ka lënë të kuptohet se ka vizituar bregdetin e Vlorës si dhe Tiranën.

Ai është mrekulluar jo vetëm nga bukuritë e vendit tonë, por edhe nga mikëpritja shqiptare. “Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, shkruan aktori krah kësaj videoje.

Të shumta kanë qënë komentet e ndjekësve shqiptarë që i kanë uruar mirëseradhjen në vendin tonë aktorit të njohur turk i cili u bë i njohur falë  rolit të Xhihanit në serialin  “Fate të Kryqëzuara” I cili është transmetuar në televizionin kombëtar Klan. Serili është një nga më të njohurit dhe më të suksesshmit në Turqi.

Check Also

Erdogan dënon nga Tirana sulmet izraelite: Qeveria e Netanyahut nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, nga Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, ka dënuar sulmet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *