“Një muaj e gjysmë për një certifikatë në e-Albania”/ Rama demaskon komentuesen: Dokumentin e keni marrë automatikisht!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentueses në “Facebook” që ankohej për vonesat në marrjen e një certifikate përmes platformës e-Albania. Zonja pretendonte se kishte pritur një muaj e gjysmë për të marrë dokumentin, duke shprehur pakënaqësi edhe ndaj ndihmëses së re virtuale të platformës.

Rama ka reaguar duke thënë se e ka verifikuar rastin pranë e-Albania dhe se komentuesja ka marrë certifikatën automatikisht në të gjitha aplikimet e saj:

“E nderuar zonjë, më bëri përshtypje komenti juaj dhe u interesova pranë e-Albania. Rezulton se ju keni aplikuar katër herë për certifikatë familjare dhe në të katërta rastet e keni marrë automatikisht. Nuk rezulton që të keni aplikuar ndonjëherë për ndonjë shërbim tjetër. Pse e bëni ju këtë, unë s’dua të komentoj, por ja ku po ju informoj me këtë rast.”

Rama nënvizoi suksesin e platformës e-Albania, duke shtuar se ajo ka eliminuar pritjet dhe burokracitë në zyrat shtetërore:

“Sot ofrohen 1247 shërbime publike përmes e-Albania, që i kanë dhënë 45 milionë shërbime qytetarëve dhe bizneseve, duke eliminuar miliona qëndrime në radhë.”

Ndërkohë, Kryeministri vlerësoi asistentin virtual “Diella” të e-Albania, i cili lehtëson përdorimin e platformës duke ofruar shërbime në çdo moment, 24/7. Diella është një avatar i krijuar me teknologjitë më të fundit të inteligjencës artificiale nga Microsoft dhe është paraqitur me kostumin tradicional të Zadrimës.

Asistenti mund të përpunojë kërkesat e qytetarëve edhe kur ata nuk e dinë saktësisht emrin e shërbimit që