Një kthim magjik! Parashqevi Simaku do të përshëndese sot pas shumë kohësh publikun shqiptar
Një festë e madhe pritet të jetë edhe Nata e Nostalgjisë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Këngët që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite do të vijnë të interpretuara në duet nga artistët pjesëmarrës të Fest 63.
Elton Ilirjani, i cili ka qenë në përkujdesjen e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, ka shpërndarë një lajm ekskluziv dhe shumë emocionues për të gjithë shqiptarët.
Ai ka postuar në InstaStory një mesazh ku njofton se sot, në orën 21:00, Parashqevi Simaku do të përshëndetë për herë të parë me zë dhe figurë Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.
Ky moment është shumë i veçantë, pasi Eltoni është përkujdesur për këngëtaren e madhe që nga momenti kur e gjeti atë në Penn Station të New York-ut.
Në vitin 1985, në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH, Parashqevi Simaku fitoi vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”. Po ashtu, në vitin 1988, ajo triumfoi sërish, duke marrë çmimin e parë në Festivalin e 27-të të Këngës me këngën “E duam lumturinë”, të kompozuar nga Pirro Çako.