“Një kriminel kërcënoi deputetët e opozitës”- Debat në Kuvend për Komisionin e Sterilizimin, Bardhi: Lejoni hetimin normal! Spiropali: Ndihem pak në faj që…

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me diskutime rreth zhvillimeve në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up, ku përgjatë dy ditëve ka patur mbledhje maratonë për marrjen e dëshmisë së ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Diskutimi në Kuvend:

Bardhi: E para zonja Spiropali, kur kolegu Noka po i referohej hajdutit dty metrosh e kishte për Beqajn, jo për kryeministrin, nuk e di pse ju vajti mendja të kryeministri. Ju zonja drejtuese e seancës nuk keni asnjë të drejtë të më ndërhyni në fjalën time.

Së dyti, meqë kujdesesh për etikën, ti zonjë duhet të jesh e shqetësuar që një person i burgosur, dje lëvizte i lirë në ambientet e Kuvendit dhe guxonte të futej në sallën e mbledhjes së komisionit dhe guxonte i pa shqetësuar të kërcënonte deputetin e opozitës.

Dje në konferencën e kryetarëve keni vendosur të mos i jepni më shumë kohë dhe pse ai komisionin nuk ka mbyllur planin. Sipas ligjit kjo do të thotë ti mohosh të drejtën për të hetuar.

Keni për detyrë ti siguroni komisionit të drejtën për të hetuar. Ju mendoni se duke penguar të drejtën e opozitës për kontroll parlamentar, një nga shqetësimet e ngritura në progres raport ishte ngushtimi i opozitës për të ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentar. Ja ku e keni shembullin Pse nuk bëheni zëdhënëse e Kushtetutës, e ligjit dhe rregullores për t’i dhënë opozitës më shumë kohë për të vijuar punën, se deputetët e tuaj përtojnë për të punuar, ndërkohë e tyre është të rishikojnë vendimin. Ndaj ju lutem, ta rishikoni atë vendim, të keni një qëndrim sipas rregullores së kuvendit për të dënuar shantazhin që një kriminel në burg ka kërcënuar deputetë dhe të lejoni hetimin normal të komisionit.

Spiopali: Kërkesa që ka ardhur i është paraqitur konferencës së kryetarëve dhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm. Ndihem pak në faj që atë kërkesë me 7 deputetë e kam dërguar në konferencë të kryetarëve, sepse pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhej ta kisha paraqitur. Por për hir të rëndësisë së posaçme të votimit e kam dërguar. Në fund është vendosur për mos shtyrje. Komisioni është shtyrë dy herë për të dalë në konkluzione, jo të shpërdorojë detyrën.

Sa i takon asaj se kush është kriminel, e përcakton prokuroria dhe gjykata dhe përsa dikush kohë vjen në komision dhe tregon gatishmëri për të dëshmuar, duhet ti jepet mundësia që kjo të ndodhë. Sa i përket pretendimeve të tjera, jam vënë në dijeni sot në mëngjes. Patjetër që Garda ka respektuar rregulloren, do shihen me vëmendje. Sot në mëngjes jam vënë në dijeni të kërkesës tuaj.