Një jetë si artizane! Që në fëmijëri, 70-vjeçarja punon me shtiza! Shet prodhimet në Shirokë

70 vjeçarja nga Shiroka që 10 vjeçe punon me shtiza. Sulltane Çelaj punon dhe shet prodhimet e punuara prej saj

Që 10 vjeçe ka mësuar që të bëjë punime me shtiza, e ka mbajtur vazhdimisht këtë traditë të cilên e ka mësuar nga nëna e saj.
Sulltane Çelaj çdo ditë del në qëndër të Shirokës ku shihet duke punuar xhupa, çorape, shalla me shtiza, ndërsa edhe i shet.
Sulltana është ndër të paktat artizane të mbetura që punen me shtiza dhe prodhimin e veshjeve me pé, të cilën i’a ka mësuar e ëma tashmë e ka kthyer në profesion. Ajo shprehet se asnjëherë nuk e ka lënë punen me gjypnerë ( shtiza) por ka tre vite që punon çdo ditë edhe i tregton. Janë turistët ata të cilët interesohen për punimet e tyre.

Madje ajo mundohet edhe ti bëjë me dizejno të ndryshme duke futur edhe ngjyra, shprehet se nuk është e vështirë.

Rinia nuk ka interes të mesoj këtë lloj pune shprehet Sulltana, ndërsa unē do e vazhdoj pasi edhe kaloj kohen por edhe fitoj. Është punë që ja vlen shprehet Sulltana Çelaj.