Një i vrarë e një i vetëvrarë në qytetin e Korçës.
Ngjarja në lagjen nr 4 të këtij qyteti në afërsi të një hoteli privat. Burime të siguruara thanë se personi i vetëvrarë fillimisht ka qëlluar me 4 plumba një person tjetër e më pas ka vrarë veten
Te njëjtat burime thanë se personi i plagosur ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.
Grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje për të sqaruar më tej rrethanat. Per kete janë shoqëruar në polici disa persona të cilët kanë qenë në një lokal në afërsi të vendit të ngjarjes për të dhënë sqarime të mëtejshme
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ