“Një grup kriminelësh shkaktuan situatë dramatike në Spitalin Onkologjik”, Rama: QSUT e 2030, shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe rajonin

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center do të sjellë transformimin e Qendrës Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza” dhe veçanërisht të Spitalit Onkologjik.

Duke folur për situatën dramatike të shkaktuar nga një grup kriminelësh në Spitalin Onkologjik, ku mjekët dhe stafi spitalor orientonin pacientët për shërbime private me qëllim përfitime financiare, Rama e cilësoi këtë si një akt të dënueshëm. Ai theksoi se ky grup kriminelësh shkaktoi një situatë të vështirë dhe dramatike për pacientët.

Për marrëveshjen me Sheba Medical Center, një nga qendrat më të njohura mjekësore në botë, Rama shprehu optimizëm, duke theksuar se kjo do të mundësojë një aleancë strategjike që do të krijojë një sinergji të fortë midis mjekëve shqiptarë dhe atyre të Sheba. Ai beson se kjo do të kontribuoni për të bërë që QSUT e 2030 të jetë një shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe rajonin.