Një grua si spiune për Leonard Dukën, zbulohet plani i Ervis Martinajt
Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin.
Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi që t’i merrte hak duke i hequr qafe rrethin e ngushtë. Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.
Për këtë vrasje Martinaj ishte i vendosur të merrte hak dhe kërkonte me çdo kusht eliminimin e Leonard Dukës dhe rrethit të tij të ngushtë, Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Për këtë ai ofroi shuma të mëdha eurosh deri në 400 mijë euro por vrasjet nuk u realizuan.
Ndërkohë SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Martinajn dhe Dukën, ky i fundit i arrestuar në Belgjikë në shkurt 2023. Sipas informacioneve jo zyrtare ka qenë zbërthimi i bisedave në Sky ECC që kanë zbuluar gjithë skemën
Bashkëpunëtorët e Martinajt!
Sipas zbardhjes së përgjimeve të bisedave të Sky ECC Ervis Martinaj bashkëpunoi me Gjergji Cukalin i njohur ndryshe edhe si i forti i Myslym Shyrit, Denis Meta, Erigers Mihasi, Kristos Teta (djali i tezes së Martinajt) me qëllim realizimin e vrasjes se Elvis Gacaj, Leonard Duka dhe Altin Gega, në 2020
Tentativa për vrasjen e Leonard Dukës
Gjergji Cukali ka pasur rolin e organizuesit, vëzhguesit dhe ekzekutorit të Elvis Gacaj dhe Altin Gega, atentate që nuk janë kryer. Ndërsa për të siguruar informacionin mbi vendndodhjen e Leonard Dukes, Martinaj angazhon djalin e tezes Kristo Teta. Ky i fundit angazhon një grua që të krijojë njohje me Dukën dhe më pas ajo të informojë për të gjitha lëvizjes dhe vendet që frekuentohen.
Gruaja informon Kriston se do të takoheshin më 16 gusht 2020 afër zonës së Selvisë. Menjëherë më pas Erigers Mihasi dhe persona te tjere të pa identifikuar pozicionohen me automjet dhe armatim në pritje të takimit të Dukës me femrën e angazhuar nga Kristos Teta. Takimi nuk realizohet dhe Mihasi tërhiqet.
Takimi realizohet më 20 gusht 2020. Vajza informon Tetën se do të takoheshin për darkë me Dukën dhe shokun e tij tek restorant M…. P… në Linzë. Gruaja njoftonte detajet e mbrëmjes. Në këtë takim dyshohet se ka qenë dhe Leonard Duka, Erlis Duka dhe personi me emrin Leksi ose vellai i tij. Femra e angazhuar nga Kristos Teta e ka informuar këtë te fundit per detaje te darkes, personat pjesmarres ne takim dhe automjetet qe keta persona kane perdorur. Kristos Teta pasi ka njoftuar Martinajn ky i fundit ka shprehur dëshire te jete vete aty qe te qelloje mbi to.