Një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, Vjosa Osmani niset drejt Francës me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris pas zgjedhjeve parlamentare të djeshme, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Gjatë qëndrimit të saj në Francë, Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, ku do të jenë të pranishëm figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, JD Vance, dhe kryeministrin e Indisë, Narendra Modi.
Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, gjatë vizitës, Osmani do të marrë pjesë gjithashtu në darkën zyrtare në Pallatin Élysée dhe do të marrë pjesë në një pritje zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan.
Po ashtu, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në seancën plenare të samitit, të cilën do ta bashkëkryesojnë Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi.